Zaev: Maqedonia sa më shpejtë të niset drejt EU-së

Zhbogar: Mirë që tani në Maqedoni ka Kuvend funksional

Shpresoj për nisje sa më të shpejtë të implementimit të rekomandimit të kushtëzuar për anëtarësim në BE, tha kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me euro ambasadorin Samuel Zhbogar.

Ai paralajmëroi implementim të reformave dhe përkushtim nga të gjithë në Qeveri me qëllim që të mundësohet fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Sipas tij, gjithçka varet nga mosmarrëveshja në lidhje me emrin, por Qeveria, siç tha Zaev do të punojë në këtë drejtim për zgjidhjen e këtij problemi, shkruan tv21.tv

Qeveria e re tha Zaev,  ka energji pozitive dhe dëshiron që ketë pozitivitet ta transmetoj edhe tek qytetarët.

“Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë pritshmëritë e BE-së që të kenë arsye të mjaftueshme për ta hequr rekomandimin e kushtëzuar. Jemi duke dakorduar takim me komisarin Johanes Hahn dhe ai duhet t’i tregoj pritshmëritë e tij nga Qeveria e re. Një kërkesë është realizuar, ndërsa ajo ishte mbajtja e zgjedhjeve. Kishim zgjedhje kredibile dhe po dalim nga kriza politike. Na mbetet vetëm zbatimi i reformave. Ne jemi të përkushtuar në proceset dhe një orë sa më parë të lëvizin gjërat”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Nga ana tjetër,  Zhbogar ka thënë se është mirë që tani në Maqedoni ka Kuvend funksional dhe Qeveri funksionale dhe kjo ju jep atyre besim se vendi po del nga kriza politike.

“Tani është koha të fillohet me punë dhe me reformat serioze. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë të japim kahje, ngase çdo qeverie duhet t’i ndihmohet në procesin. Të gjithë partitë politike dhe qytetarët duhet të kyçen në procesin”, tha Zhbogar.

Zaev tha se për dhjetë ditë do të del me propozime për zëvendës ministra të Qeverisë, dhe po bisedohet për ekspertë që do të angazhohen./21Media

 

Back to top button