Zaev merr mandatin, Qeveria brenda 10 ditëve

Zaev theksoi se mandatin e ka marrur sipas rregullores dhe kushtetutës

Pas marrjes së mandatit nga presidenti i shtetit maqedon, Gjorge Ivanov, kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se brenda 10 ditëve do të formojë Qeverinë e re. Zaev theksoi se mandatin e ka marrur sipas rregullores dhe kushtetutës. Ai tha se ka garantuar se Qeveria e re do të ndërtojë një Maqedoni unitare, multietnike dhe të pavarur.

Zoran Zaev tha se përveç BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët dëshiron që në Qeverinë e re të përfshihet edhe Lëvizja Besa./21Media

Back to top button