Zaev për TV21: Fillimisht zgjedhja e deputetëve të rinj e nënkryetarëve të Kuvendit, pastaj propozimi për Qeverinë

 

Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev për TV21 tha se në fillim duhet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit dhe pastaj do ta bëjë propozimin për Qeverinë.

“Parlamenti fillimisht duhet ta verifikon numrin e nënkryetarëve të Parlamentit dhe disa vendime të tjera dhe ta verifikoje mandatin e deputetëve të ardhshëm në lista. Sapo të përfundon Parlamenti me këto procedura paraprake, menjëherë do ta dorëzoj propozimin për Qeveri dhe programin qeveritar në Kuvend”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në pyetjen se a bëhet fjalë për deputetë, të cilët janë në listë të deputetëve pasi disa prej deputetëve u propozuan për ministra?, Zaev me përgjigjie: “Po ashtu është”, raporton TV21./21Media

Back to top button