Mediet ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë

Sipas medieve të huaja perëndimi e sheh integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si stabilizim të rajonit

Mediat ndërkombëtare, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, shkruajnë se pushtetin e ri në Prishtinë e presin detyra të vështira në luftën kundër korrupsionit dhe akuzat të mundshme nga Gjykata Speciale për udhëheqësit e UÇK-së për krime lufte.

Mediet e huaja vlerësojnë se zgjedhja e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës mund t’i komplikojë marrëdhëniet me Beogradin. BBC thekson se “ish komandanti i UÇK-së, të cilin Serbia e akuzon për krime lufte” sipas rezultatetve paraprake, do të duhej të ishte fitues i zgjedhjeve. Edhe AFP ka vënë në dukje se Kosova ka votuar për një parlament, të cilin e presin “marrëdhënie të tensionuara” me Beogradin, si dhe “korrupsioni endemik dhe fetarrestet e mundshme për krime lufte ndaj disa udhëheqësve kosovarë”.

Agjencia Reuters thekson se Qeveria e re në Kosovë do të përballet me papunësinë që ka arrit nivelin 30 për qind dhe duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Beogradin, që është kusht për përaprim në procesin e përafrimit më Bashkimin Europin.

Perëndimi e sheh integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si mënyrën më të mirë të stabilizmit të rajonit, i cili ende është duke u rehabilituar nga luftërat e viteve të 90-ta të shekullt të kaluar./21Media

Back to top button