Zafir Berisha tha se Haskuka e ka mbytur veten dhe Prizrenin!

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha sonte deklaroi se kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka e ka mbytur politikisht veten dhe Prizrenin.
Tutje, ai shpalosi prioritetet e NISMA-s për Prizrenin.

Në Prizren janë 173 mijë e 359 qytetarë më të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Prizrenin janë gjithsej tetë kandidatë. LDK përfaqësohet me Anton Qunin, PDK me Shaqir Totajn, VV me Mytaher Haskukën, i cili po ashtu ka qenë kryetar komune në mandatin e kaluar, AKR përfaqësohet me Afrim Tejecin, AAK me Lulzim Kabashin, NISMA me Zafir Berishën, kandidat i pavarur është Milazim Lushaj, NDS me Cemailj Smailjin./21Media

Back to top button