​Zaharova: Kurti e Zelensky janë nazistë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke thënë se që të dy janë nazistë.
Ajo u shpreh se edhe Kurti, edhe Zelensky, vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, por të njëjtit së shpejti do ta pranojnë atë.
“Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë që të këndojnë Lavdi Ukrainës vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?”, ka thënë Zakharova.
Gjithë këtë mllef, Zakharova e shpërfaqi përmes një opinioni të saj, të publikuar në Telegram, ndërsa potencon se edhe Kurti edhe Zelensky, e kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Reagimi i Zakharovas ka ardhur pas planeve të Ministrisë së Kulturës në Kosovë për ta rinovuar shtëpinë e dikurshme të Xhafer Devës.

Back to top button