Zakonet që ndoshta i keni por nuk e dinit se ju janë transmetuar gjenetikisht!

Ne zakonisht flasim për gjenet me terma të thjeshtë, si për shembull nga kush e kemi marrë ngjyrën e syve. Megjithatë, lista e gjërave që mund të trashëgojmë nga prindërit tanë është shumë më e gjatë. Përbërja jonë gjenetike ndikon më shumë se vetëm ngjyrën e flokëve, lëkurës apo syve. Sipas shkencëtarëve, pothuajse çdo sjellje apo preferencë që kemi mund të jetë në fakt një tipar gjenetik.
Ju ftojmë t’i hidhni një vështrim më të afërt shtatë karakteristikave që mund t’i keni, por nuk e dinit se ato janë transmetuar gjenetikisht tek ju.
1. Mund t’ju mjaftojnë vetëm 4 orë gjumë

Mjekët zakonisht rekomandojnë rreth 8 orë gjumë çdo natë për të mbajtur trurin dhe trupin tonë në funksion. Megjithatë, disa njerëz raportojnë se flenë edhe 2 herë më pak se kjo pa përjetuar efekte anësore. Këta persona mund të jetojnë me 4-6 orë gjumë falë gjenit që gjendet në deri në 5% të njerëzve. Këto gjene i lejojnë njerëzit të pastrojnë toksinat nga truri dhe trupi gjatë gjumit në mënyrë më efikase se të tjerët, kështu që ata kërkojnë më pak kohë për të pushuar dhe për t’u freskuar, shkruan BrightSide.
2. Mund të jeni gjenetikisht të paracaktuar për të toleruar dhimbjen dhe ushqimin pikant

Pavarësisht nëse keni tolerancë të lartë ndaj  dhimbjes dhe ushqimeve pikante ose nuk keni fare tolerancë, shanset janë që gjenetika juaj është përgjegjëse për këtë. Për më tepër, MC1R, i njëjti variant gjeni që u jep njerëzve flokë të kuq, tregon gjithashtu ndjeshmërinë e tyre ndaj dhimbjes.

3. Majdanozi mund të ketë erë sapuni për ju


Ndërsa disa njerëz nuk mund ta imagjinojnë një vakt pa pak majdazon, disa nuk mund ta durojnë shijen e saj. Kjo shkaktohet nga shënuesit e vendosur pranë gjeneve që përcaktojnë shqisën tonë të nuhatjes me receptorët që zbulojnë aldehidet, përbërës që gjenden në sapun. Aldehidet janë gjithashtu një përbërës i aromës së majdanozit dhe kjo është arsyeja pse disa njerëz raportojnë një shije sapuni kur e hanë atë.
4. “Gjenet blu” mund të ndikojnë në nevojën tuaj për socializim

Studiuesit gjetën se gjenet janë të lidhura me trishtimin. Doli se këto gjene mund të ndikojnë gjithashtu në nevojën tonë për shoqërim dhe ndjenjën e vetmisë. Prandaj, trashëgimia gjenetike mund të shpjegojë pse disa njerëz janë ‘flutura sociale’, ndërsa disa gjejnë rehati dhe lumturi në një mënyrë jetese të izoluar.
5. Teshtitja në diell është një tipar gjenetik

Teshtitja shpesh shoqërohet me grip ose alergji, por disa njerëz kanë një sindromë specifike të quajtur ‘teshtitja fototike’. Ata që e përjetojnë nuk mund të mos teshtijnë sa herë që ekspozohen papritur ndaj dritës së fortë. Teshtitja fototike ose e lehtë është një tipar dominues, që do të thotë se nëse njëri prej prindërve tuaj e ka këtë refleks, ju keni një shans 50% për ta pasur.
6. Faktorët gjenetikë ndikojnë në reagimin tuaj ndaj kafeinës

Një pushim për kafe është bërë një pjesë thelbësore e rutinës sonë të përditshme. Megjithatë, edhe pse shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë një mëngjes pa një filxhan kafe, disa thjesht nuk mund ta durojnë kafeinën në sistemin e tyre metabolik. Arsyeja për këtë ndryshim qëndron në gjenet tona. Gjegjësisht, një gjen i quajtur CYP1A2 kontrollon metabolizmin tonë të kafeinës. Në varësi të faktit nëse ne jemi metabolizues të ngadaltë apo të shpejtë, ky gjen përcakton se sa mirë trupi ynë do t’i përgjigjet kafeinës.
7. Mund të fajësoni gjenet tuaja për pabesi dhe sjellje flirtuese

Tradhtia është diçka që nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, por studimet sugjerojnë se mashtrimi mund të përfshihet në ADN-në e dikujt. Sipas gjetjeve, një variacion gjenetik i DRD4 i quajtur 7R+ është i lidhur me pabesinë. Pra, ndërsa të qenit besnik është një çështje zgjedhjeje, disa njerëz mund ta kenë vërtet më të vështirë të luftojnë kundër nevojës së tyre të prekur gjenetikisht për të kryer tradhti./21Media

Back to top button