Dy vjedhje të rënda në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjes së rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Të dyja rastet janë regjistruar të martën rreth orës 15:48.
Në rastin e parë, një burrë ka raportuar se nga vetura i janë vjedhur para. Ndërsa në rastin e dytë, një gruas nga vetura i është vjedhur një çantë me gjësende tjera.
Lidhur me rastet, njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme. Rastet janë nën hetime./21Media

Back to top button