Zanfina për rastin e 11 vjeçares: Nëse doni me i ofru ndihmë, paguajani seancat te psikiatri, unë e e para po ia paguaj
Këngëtarja Zanfina Ismaili ka bërë një reagim lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.
Ajo është shprehur se ata që dëshirojnë vërtet ta ndihmojnë 11 vjeçaren, t’ia paguajnë seancat për psikiatri. Këngëtarja ka shkruar se e para po e bën një gjë të tillë, shkruan rtv21.tv
“Leni rahat tastaturat se i shkaterrut! Nese po doni pernime me i ofru ndihme 11 vjecares se perdhunuar,pagujani seansat te psikijatri! Qe une e para po ja paguj,leni fjalt e kerkim vemendjen per veti.”, ka shkruar së fundmi Zanfina në një postim, në instastory.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur të mërkurën në Prishtinë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës seksuale. Shkas është bërë rasti i përdhunimit të një vajze 11-vjeçe, në një park të kryeqytetit. Protestuesit fillimisht janë ndalur para selisë së Ministrisë së Drejtësisë, më pas para Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë dhe pas saj, para Kuvendit dhe Qeverisë. Të pesë të dyshuarit për sulmin seksual ndaj 11-vjeçares janë arrestuar. Ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./21Media