Zbatohet ligji për pagesat për familjet që humbën familjarët nga koronavirusi

Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një postimi në ”Facebook”.
Ai ka thënë se komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procedohen edhe grupet tjera.
”Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, ka shkruar Murati./21Media

Back to top button