Zbulohen shkaqet e vdekjes së Ivana Trump
Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit Donald Trump vdiq si pasojë e një aksidenti, nga i cili pësoi lëndime të rënda.
Një zyrtar i lartë në Neë York ka dhënë detaje më të hollësishme për rrethanat e vdekjes së Ivana-s.
Sipas raportit, rrethanat e vdekjes janë në përputhje me një rënie nga shkallët.
Ivana vdiq në moshën 73-vjeçare.
“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme”, tha familja Trump në një deklaratë.
Në një deklaratë në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trump e kujtoi Ivanën si një “grua të mrekullueshme, të bukur dhe të mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”.
“Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric”, ka shkruar ai. “Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ishim të gjithë aq krenarë për të”.
Ivana, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në 1977. Çifti u divorcua në 1992./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?