Zbulohet agjenda e takimit të 27 shkurtit në Bruksel

Takimi radhës i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar të mbahet me 27 shkurt në Bruksel.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin. Këto takime do të fillojnë në orën 15:00.
Ndërsa, pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët.
“Në takim do të diskutohet për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Brukselit.
Po ashtu bëhet e ditur se në fund të takimit bëhet e ditur se do të ketë deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.