Sot një ndeshje interesante në Superligë

Pas ndeshjeve ndërkombëtare që u luajtën për kualifikime në Kampionatin Evropian Euro 2024, është radha e rikthimit të ndeshjeve kampionale.

Në Superligën e Kosovës në futboll, sot zhvillohet një ndeshje mjaftë interesante. Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë do të ballafaqohen Malisheva dhe Ballkani.

Skuadra e Ilir Dajës është lider i vetëm në kreun e tabelës me 32 pikë, kurse Malisheva po vazhdon me ecuri pozitive në këtë kampionat duke mbledhur 20 pikë pas 14 ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e katërt në renditjen tabelare.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Back to top button