Zbulohet arsyeja e largimit të Petr Cech nga Chelsea

Ditë ma parë Petr Cech u largua nga roli i tij si këshilltar teknik dhe i performancës në Chelsea dhe duket se largimi i tij ishte i lidhur ngushtë me largimin e Romelu Lukakut drejt Interit.
Lukaku iu bashkua Chelseat nga Interi në një marrëveshje me vlerë 115 milionë euro 12 muaj më parë, por u kthye në ish-klubin e tij si huazim.
“The Guardian” raporton se një nga arsyet kryesore pas largimit të ish-portierit ishte se ai ndjeu se po zbehej roli vendimarrës i tij nën regjimin e presidentit të ri, Todd Boehly, pasi Cech kërkoi që Lukaku të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në skuadër, duke besuar në aftësitë e tij.
Sulmuesi belg e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i Chelseat në të gjitha garat, por shpesh hiqej nga formacioni startues për ndeshjet e mëdha.
Marrëdhënia e tij me klubin u tensionuan gjithashtu pasi ai dha një intervistë për mediat italiane në dhjetor, ku tha se nuk ishte i lumtur në Chelsea dhe dëshironte të kthehej në Inter.
Cech, i cili luajti për Chelsean nga 2004 deri në 2015, duke fituar trofe të shumtë, u rikthye si drejtor në vitin 2019, por u largua si pjesë e largimit pasi Boehly bleu klubin nga Roman Abramovich.

Back to top button