Zbulohet grupi kriminal i shitjes së kokainës-5 persona përfundojnë në pranga

 

Më (05.09.2020) zyrtarë policor nga Njësiti për luftë kundër krimit të organizuar dhe njësiti kundër tregtisë së paligjshme me drogë në bashkëpunim me njësitet speciale dhe SPB – Shkup, në koordinim me PTHP për ndjekje të krimit dhe korrupsionit, kanë privuar nga liria 5 persona, përfaqësues të grupit kriminel për furnizim dhe distribuim të kokainës në më shumë lokacione të vendit, tha në konferencën për media zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski.

“Është parashtruar kallëzim penal kundër H.A (49), F.A (22), F.A (24) të gjithë nga Haraçina si dhe R.G (27) dhe P.S (29) nga Negoina – prodhim dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve sipas nenit 215 paragrafi 3 i Kodit Penal të RMV-së. Nga hetimi i kryer deri më tani është përcaktuar se F.A dhe F.A (vëllezër) dhe babai i tyre H.A për një kohë të gjatë kanë shitur lëndë narkotike – kokainë me një çmim prej 3000 – 5000 denarë për gram në disa qytete të vendit, Shkup, Kumanovë, Tetovë, Kavadarc dhe Veles përmes një rrjeti të organizuar”, deklaroi Angellovski.

Angellovski shtoi se janë siguruar dëshmi materiale dhe janë dokumentuar shit-blerjet e mëhershme të kokainës.

“Gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi materiale dhe janë dokumentuar shitblerjet e mëhershme të kokainës. Me urdhër të të gjykatësit në procedurë paraprake, më 05.09.2020, janë ndërmarrë disa masa taktike operative dhe pesë personat janë privuar nga liria”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së, raporton TV21./21Media

Back to top button