Kaloni te përmbajtja kryesore

​Zbulohet një shumë të konsiderueshme euro e dinarë serbë të padeklaruara në Jarinje

Dogana e Kosovës ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikën Kufitare Jarinje.

Gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë pyetur udhëtarin nëse posedon mallra apo mjete monetare për deklarim, ndërsa përgjigjja ka qenë negative.

“Pas ekzaminimit të detajuar të automjetit dhe sendeve personale, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 10 mijë e 173 euro e 60 centë, përfshirë euro dhe dinarë serbë, të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit dhe tek personi në fjalë”, njofton Dogana, transmeton KosovaPress.

Sipas Doganës, rasti është proceduar tek njësitë kompetente dhe është shqiptuar gjobë administrative. Për rastin është njoftuar hetuesia e doganës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa një pjesë e mjeteve mbetet e ndaluar deri në përfundim të hetimeve.

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori i Republikës së Kosovës është obligim ligjor dhe mosrespektimi i këtyre dispozitave sjell pasoja administrative dhe ligjore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button