Zbulohet shkaku i shkrirjes së shpejtë të akullnajave në Grenlandë

U zbulua shkaku i shkrirjes së shpejtë të akullnajave në Grenlandë. Kështu mendojnë shkencëtarët të cilët thonë se kanë zbuluar një mënyrë që nuk e kanë vënë re më parë, sipas të cilës, akulli dhe oqeani veprojnë.

Këtë zbulim e bënë shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë.

Sipas tyre, ky zbulim do të thotë se komuniteti dedikuar studimit të ndryshimeve të klimës ka nënvlerësuar madhësinë e nivelit të detit për të ardhmen, që shkaktohet nga shkrirja e akullit polar.

Shkencëtarët, me shfrytëzim të të dhënave satelitore nga tri misione evropiane, UCI/NASA, kuptuan se linja e akullnajave Peterman, ku akulli shkëputet nga toka dhe fillon të notojë në oqean, zhvendoset gjatë cikleve të baticave, duke bërë që uji i ngrohtë i detit të shkrijë akullin në masë të shpejtë.

Studuesit zbuluan se linja e akullnajave të Peterman që shkëputen nga toka është tërhequr deri në 4 km, këtë në mes viteve 2016 e 2022.

Kështu, uji i ngrohtë ka gërryer zgavrën me gjatësi 204 metra, dhe se ajo pjesë ashtu ka mbetur gjatë vitit 2022.

Ata thonë se bashkëveprimi në mes akullit dhe oqeanit i bën akullnajat më të ndjeshme ndaj ngrohjes së oqeanit. Sipas tyre, duhet të merren masa preventive ndaj kësaj, sepse nëse vazhdon kështu, të gjitha akullnajat Peterman do të përfundojnë në oqean, e ku përfshihet pjesa veriore e Grenlandës dhe tërë Antarktikut.

Gjatë dekadave të kaluara, shtresa e akullit në Grenlandë ka humbur me miliarda ton akull në oqean, e kjo ka noddhur me ngrohjen e sipërfaqes së ujit të oqeanit, që është rezultat i ndryshimeve klimatike në Tokë./21Media

Back to top button