Zejnullahu – Bulliqajt: E ki komunitetin e të kuqve që marrin vendime, ti më së paku vendos
Kandidatja për kryetare të komunës së Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu tha se kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi flet për dixhitalizim në shkolla, ndërkohë që në shkollat në Podujevë ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm.
Bulliqi tutje pyeti Zejnullahun se cilat janë ato shkolla në të cilat mungon uji i pijshëm..
Tutje, në kundërpërgjigje Zejnullahu thotë se Bulliqi ka qenë pjesë e qeverisjes për 20 vjet dhe gjithashtu drejtor arsimi për tetë vjet..dhe se faji është edhe i tij.
“E ki atë komunitetin e të kuqve që marrin vendime, ti më së paku je aty njeri i Vetëvendosjes që vendos”, i tha Zejnullahu – Bulliqajt.
Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga AAK Besnik Tahiri, nga VV-Shpejtim Bulliqi, LDK Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami, PDK- Floretë Zejnullahu. Podujeva ka 77 vendbanime me gjithësej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote. Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 7 dhjetor të vitit 2020 Shpejtim Bulliqi i VV-së zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media