Zeka: Bizneset kanë pritur më shumë nga Qeveria e re

Përveç pakos fiskale, ai pret që vitin 2018 të hyjë në fuqi edhe ligji për pushimet tatimore

Përkundër pritjeve të investitorëve, qoftë të huaj, qoftë vendor, Qeveria nuk arriti gjatë vitit 2017 ta implementojë Ligjin për Investimet Strategjike dhe pakon fiskale 2.0.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, i cili në një intervistë për Kp, ka thënë se përkundër entuziazmit që kishin bizneset me ardhjen e Qeverisë së re, kjo nuk u shpagua në marrje të vendimeve të mëdha të cilat ka kohë që mungojnë.

Sipas tij, Qeveria e re kishte sjell entuziazmin tek bizneset, mirëpo nuk pati vendime në favor të bizneseve për ta lehtësuar të bërit biznes.

Përveç pakos fiskale, ai pret që vitin 2018 të hyjë në fuqi edhe ligji për pushimet tatimore.

Ai po ashtu pret që në vitin 2018, shteti të fuqizojë rendin dhe ligjin, si dhe të luftojë korrupsionin.

“Gjitha ndryshimet ligjore të cilat kanë ndodhë vitin e kaluar nuk do të sjellin asnjë rezultat konkret, nuk do të kenë asnjë efekt nëse vendi nuk arrin që t’i promovojë përparësitë e saj para investimeve potenciale. Trepça natyrisht duhet të demitizohet e para që duhet ta shohim Trepçën dhe potencialet e saj prej një këndvështrimi më pragmatik, të jemi më realist për sa i përket potencialeve të cilat ekzistojnë brenda Trepçës po edhe mundësive të cilat shteti i ka në këtë rast Qeveria e vendit për investime të reja“, tha Zeka.

Ai pret që të gjitha mangësitë dhe ngecjet që kanë ndodhur në vitin 2017, të përmirësohen në vitin 2018./21Media

Back to top button