Zelanda e Re shtyn zgjedhjet e përgjithshme

 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme të vendit për një muaj pas rritjeve të rasteve me koronavirus.

Votimi do të zhvillohej në 19 shtator, por tani zgjedhejt do të mbahet më 17 tetor, transmeton rtv21.tv.

Ardern tha të hënën se data e re do t’u lejojë partive “të planifikojnë rreth gamës së rrethanave që do të bëjnë fushata”.

Më herët gjatë kësaj jave, ky vend është përballur me rritjen më të madhe të të infektuarve me koronavirus, andaj u është kthyer masave të izolimit.

Nëntë raste të reja të koronavirusit u konfirmuan të hënën, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 58.

Zelanda e Re ka raportuar më shumë se 1.600 infeksione dhe 22 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins./21Media

Back to top button