Për 24 orë mbi 1 mijë shoferë të dënuar

 

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së diel kanë ndodhur 28 aksidente komunikacioni, 15 me të lënduar dhe 13 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 33 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 34 persona, 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa, 1 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button