Kaloni te përmbajtja kryesore

​Zelenksy akuzon Trumpin se jeton në “hapësirë dezinformimi”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi homologun e tij amerikan Donald Trump se ka mbetur në një “hapësirë dezinformimi”, duke thënë se ai shpreson që ekipi i Trumpit të ketë një kuptim më të qartë të asaj që ai e quajti “e vërteta për Ukrainën”.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kiev, Zelenskyy hodhi poshtë komentet e fundit të Trumpit që sugjeronin se vlerësimi ndaj punës së presidentit ukrainas në vendin e tij është vetëm 4 për qind, raporton Anadolu.

“Ne e kemi parë këtë dezinformim dhe e kuptojmë se e ka origjinën nga Rusia. Kemi prova që këto shifra po diskutohen mes përfaqësuesve amerikanë dhe rusë. Fatkeqësisht, Trump është i bllokuar në këtë hapësirë dezinformimi”, tha Zelensky.

Ai akuzoi Trumpin se ka ndihmuar presidentin rus Vladimir Putin në përpjekjet e tij për të dobësuar izolimin ndërkombëtar ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe çështje të tjera.

Zelensky kritikoi gjithashtu Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio për referimin ndaj situatës në Ukrainë si “konflikt” dhe jo “luftë”, duke thënë se kjo sinjalizon një “zbutje” të qëndrimit të Washingtonit.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu gatishmërinë për të mbrojtur qëndrimin e tij. “Ky nuk është dialogu apo lufta ime e parë, e marr me qetësi”, tha ai.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Trumpit për mungesën e transparencës në mënyrën se si shpenzohet ndihma financiare e SHBA-së për Ukrainën, Zelensky pranoi nevojën për qartësi për këtë çështje.

Sipas llogaritjeve të tij, lufta i ka kushtuar Ukrainës 320 miliardë dollarë, me 120 miliardë dollarë që kanë ardhur nga burimet e veta të Ukrainës dhe 200 miliardë dollarë të siguruara nga BE-ja dhe SHBA-ja, raporton Radio Evropa e Lirë

Ai tha se Washingtoni i ka dhënë Ukrainës rreth 67 miliardë dollarë, së bashku me 31,5 miliardë dollarë shtesë në ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për buxhetin e saj.

Zelensky tha se vendet evropiane mbeten ushtarakisht të dobëta, pavarësisht disa përmirësimeve. “Për sa i përket numrit të trupave, njësive luftarake, flotës, forcave ajrore dhe dronëve, Evropa është e dobët sot”, tha ai.

Ai pohoi gjithashtu se “Ukraina nuk do të arrijë fitoren pa mbështetjen e SHBA-së”, por Kievi nuk do të pranojë asnjë marrëveshje pa përfshirjen e tij, duke iu referuar bisedimeve fillestare në Riad midis SHBA-së dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare pa evropianët në tryezë.

I pyetur për projekt-marrëveshjen për metalet e rralla me SHBA-në, Zelensky kritikoi dokumentin, duke thënë se pika e vetme e qartë ishte se Ukrainës do t’i kërkohet të heqë dorë nga 50 për qind e gjithçkaje të listuar.

“Ky dokument nuk është gati. Ai shkon përtej autoritetit tim, përtej kompetencave të mia, përtej Kushtetutës së Ukrainës dhe ligjeve të saj. Cili është juridiksioni në New York? Nuk përmendet garancitë e sigurisë”, tha presidenti ukrainas.
Parlamenti Evropian mbështet edhe kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Në raport shprehet shqetësim për gjendjen jo të kënaqshme në Kosovë sa i përket korrupsionit dhe kërkohet që, pos reformave ligjore, të ketë edhe rezultate të dukshme në hetime dhe dënime të rasteve.

Shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve.

“Përsërisim shqetësimin për vonesat në rastet gjyqësore dhe kritikat nga ana e zyrtarëve të Qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale”, thuhet në draft-raport.

Shqetësim shprehet, gjithashtu, për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, posaçërisht pas sulmit të armatosurnë Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntor të vitit 2024.

Raporti kërkon që kryesit e këtyre veprave të dhunshme, të nxirren para drejtësisë.

Aty shprehet keqardhje përse Serbia nuk i ka nxjerrë para drejtësisë “kryesit e sulmit terrorist në Banjskë, përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq”.

Sa i përket gjendjes së mediave, raporti përmend ekzistimin e një mjedisi pluralist dhe nënvizon rolin e Komisionit të Pavarur të Mediave, autonomia e të cilit “duhet të ruhet fuqishëm”.

Në raport kërkohet më shumë transparencë sa i përket pronësisë dhe financimit të mediave, ndërsa shprehet shqetësim serioz për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve.

Dokumenti shpreh, gjithashtu, mbështetje për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përshëndet emërimin e Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për këtë dialog.

Pas paraqitjes së këtij drafti në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, deputetët do të kenë mundësi të paraqesin edhe amendamente në të.

Pastaj, për to do të votohet së pari në Komisionin parlamentar, e më pas raporti do të miratohet si rezolutë e Parlamentit Evropian.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button