Zelenska: Çdo ukrainas jeton në stres të vazhdueshëm

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e pushtimit rus në shëndetin mendor të qytetarëve dhe të ushtarëve ukrainas.

Duke folur për BBC World News, ajo ka thënë se “çdo person jeton në stres të vazhdueshëm nga 24 shkurti, që nuk zbutet”. Duke shtuar se çdo ukrainas duhet të mësojë të jetojë me atë ndjenjë dhe të jetë i fortë.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas sot kanë konfirmuar një sulm të ri në një urë strategjike që përdoret për të përforcuar dhe rifurnizuar forcat ruse në Ukrainën jugore. Ata pretendojnë se kanë avancuar diku tjetër, teksa janë zotuar për një kundërofensivë të madhe për të rimarrë rajonin e Khersonit.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button