Shtatë persona të vdekur nga të shtënat në një supermarket

Të paktën shtatë persona u vranë nga të shtënat në një supermarket në shtetin e New Yorkut, raportojnë mediat amerikane.
Policia është në vendin e ngjarjes në qytetin e Buffalo dhe deklaroi se një i dyshuar u arrestua.
Oficerët besojnë se personi i armatosur hyri në supermarket të shtunën pasdite përpara se të hapte zjarr me një pushkë, sipas Associated Press.
Disa persona u qëlluan në incident, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Por, zyrtarë të paidentifikuar të zbatimit të ligjit thanë për mediat amerikane, përfshirë NBC News dhe Associated Press, se të paktën shtatë persona u vranë.
Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul tha se po monitoronte situatën dhe u kërkoi banorëve të shmangnin zonën./21Media

Back to top button