Zelensky: Britania po jep shembull për vendet e tjera për sanksione

Pas takimit mes Volodymyr Zelensky dhe Boris Johnson në Kiev, presidenti i Ukrainës theksoi se Perëndimi duhet të rrisë sanksionet kundër Rusisë.
“Ne duhet të bëjmë presion ndaj Rusisë edhe më shumë, t’i bëjmë presion asaj përmes ndihmës efektive për popullin e Ukrainës në mbrojtjen e tyre kundër Rusisë, presionit me sanksione”, tha ai në një konferencë pas takimit, siç citohet nga agjencia e lajmeve UNIAN.
“Është koha për të vendosur një embargo të plotë ndaj energjisë ruse dhe për të rritur dërgesat e armëve për ne”, shtoi Zelensky.
Presidenti tha se ai e informoi kryeministrin britanik, Boris Johnson, për bisedimet e vazhdueshme të paqes me Rusinë dhe bindjen e Ukrainës se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë garanci të forta sigurie për Ukrainën.
“Ne presim që Londra të luajë një rol kyç në këtë proces”, tha ai./21Media

Back to top button