Zelensky: E gjithë Evropa Qendrore dhe Lindore është në rrezik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua anëtarëve të parlamentit çek përmes videolidhjes dhe e krahasoi gjendjen e vendit të tij me pushtimin e Çekosllovakisë nga sovjetikët në vitin 1968.
Zelensky falënderoi çekët për mbështetjen e tyre – ofrimin e armëve të rënda në një pikë vendimtare të konfliktit, transmeton rtv21.tv.
“Ne jemi me ju, jini me ne”, tha ai, duke cituar një rresht të famshëm nga një prej transmetimeve të fundit radiofonike në vitin 1968 përpara se ushtarët rusë të merrnin ndërtesën e Radios Çekosllovake.
Ai tha se Ukraina tani po përdor të njëjtat fjalë për t’u bërë thirrje të gjitha kombeve demokratike të botës.
Zelensky gjithashtu paralajmëroi se Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe e gjithë Evropa Qendrore dhe Lindore është në rrezik nga agresioni rus./21Media

Back to top button