Zelensky fjalim para Parlamentit Evropian, të gjithë ngriten në këmbë e duartrokasin

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian e cila po mbahet për agresionin rus ndaj Ukrainës.
Të gjithë pjesëmarrësit janë ngritur në këmbë dhe kanë përcjellë duartrokitje për Ukrainën, ndërsa në mesin e tyre ishte dhe përfaqësuesi i Ukrainës.

Presidenti ukrainas ka thënë se mbrojtja e kryeqytetit të vendit, Kievit, është “prioriteti kryesor” për shtetin.
“Kharkovi dhe Kievi janë aktualisht objektivat më të rëndësishëm për Rusinë. Terrori ka për qëllim të na thyejë. Për të thyer rezistencën tonë. Ata po shkojnë drejt kryeqytetit tonë, si dhe në Kharkiv”, tha ai në një mesazh në Facebook të martën.
“Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit sot është prioriteti kryesor për shtetin. Kyiv është i veçantë. Nëse mbrojmë Kievin, do të mbrojmë edhe shtetin. Kjo është zemra e vendit tonë. Dhe duhet të vazhdojë të rrahë. Dhe do të vazhdojë të rrahë, në mënyrë që jeta të triumfojë”, tha ai./21Media

Back to top button