Zelensky para Parlamentit Evropian: Askush nuk do të na thyejë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sapo ka folur para Parlamentit Evropian në seancën e tyre speciale.
Ai thotë se ajo që po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe ata po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre.
“Askush nuk do të na thyejë, sepse ne jemi ukrainas”, tha ai.
Zelensky gjithashtu tha se Rusia po synon fëmijët ukrainas, me 16 të vdekur dje.
Zelensky kërkoi që Ukraina të shtohet në BE me një proces të përshpejtuar të hënën.
Zelensky, duke folur përmes një lidhjeje video, u duartrokit nga deputetët./21Media