Zelensky flet pas takimit me Ramën dhe Abazoviqin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vizitën e sotme të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut malazez Dritan Abazoviq në Kiev e ka quajtur si një shfaqje të rëndësishme të mbështetjes për popullin ukrainas.
Zelensky në Facebook ka publikuar pamje nga takimi me dy liderët.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq”, ka shkruar Zelensky.
Rama dhe Abazoviq ndodhen për vizitë në Ukrainë me ftesë të presidentit Volodomyr Zelensky./21Media

Back to top button