Zelensky i kërkon Shqipërisë të kufizojë portat për anijet ruse
Presidenti i Ukrainës Vlodymir Zelensky iu është drejtuar me një fjalim Kuvendit të Shqipërisë.
Ai ndër tjerash ka falënderuar shqiptarët për ndihmën dhe kujdesin për popullin ukrainas, ndërkohë i ka bërë thirrje Shqipërisë që të kufizojnë portat për anijet ruse.
“Jeni padyshim në anë të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainë, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, na kujton Nënë Terezës shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se së bashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë.”, ka thënë ai. /21Media