Zelensky: Luftëtarët e huaj në Ukrainë nuk kanë nevojë për vizë

Udhëtimi pa viza do të lejohet duke filluar nga 1 marsi për çdo të huaj që dëshiron të hyjë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

Kështu ka bërë të ditur presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Askush në botë nuk do t’ju falë për vrasjen e ukrainasve paqësorë. E keqja me armatime, me raketa, bomba dhe artileri duhet të ndalet menjëherë”, ka thënë Zelensky.

Ky i fundit i paralajmëroi banorët se Kievi është qëllimi kyç për armikun.

“Duan të mbyllin termocentralin dhe ta lënë qytetin tonë pa energji elektrike. Nuk i kemi lejuar të thyejnë kryeqytetin”, ka shtuar tutje ai./21Media

Back to top button