Zelensky mban fjalim emocionues në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një fjalim surprizë përmes një video-telefonate gjatë hapjes së Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë.
Zelensky bëri një lutje emocionale në emër të vendit të tij të shkatërruar nga lufta.
”Ne vazhdojmë të luftojmë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të vazhdojmë të luftojmë për lirinë tonë”, tha Zelensky.
Kana u kthye në formë magjepsëse pas dy vitesh të një pandemie globale dhe thirrja e pasionuar e Zelenskyy shërbeu si një kujtesë e trazirave politike që ende tronditin botën, shkruan Veriety.
“Jam i sigurt se diktatori do të humbasë. Ne do të fitojmë në këtë luftë. Lavdi Ukrainës”, tha Zelensky.
Ky i fundit argumentoi se filmat kanë luajtur gjithmonë një rol vendimtar në bashkimin e njerëzve kundër autoritarizmit dhe mizorisë, duke i kujtuar turmës fuqinë e “Diktatorit të Madh” të Charlie Chaplin, një satirë e nazizmit që debutoi para se Amerika të kishte hyrë në Luftën e Dytë Botërore.
”Bota ka nevojë për një Chaplin të ri, i cili do të na vërtetojë se kinemaja nuk është e heshtur. Ne kemi nevojë për kinemanë për të treguar se çdo herë fundi do të jetë në anën e lirisë”, shtoi Zelensky./21Media

Back to top button