Zelensky mban një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin austriak

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua sot pasdite në Kiev me kancelarin austriak, Karl Nehammer.

Nehammer ndodhet në kryeqytetin e Ukrainës për një vizitë njëditore në shenjë mbështetjeje.
Gjatë takimit të tij me Zelensky-n, ai i tha presidentit ukrainas se “Austria po ju mbështet në çdo kapacitet dhe ne do të zgjerojmë mbështetjen tonë”. 
Nehammer është planifikuar gjithashtu ta vizitojë edhe Bucha-n, periferia e Kievit që ka qenë qendra e akuzave për krime lufte ruse pas tërheqjes së ushtrisë nga veriu i vendit.
Ai do të takohet gjithashtu me kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe kryeministrin e vendit./21Media
Back to top button