Zelensky miraton sanksione kundër 198 figurave kulturore dhe mediatike ruse

Ndërsa lufta në vendin e tij po i afrohet muajit të 12-të, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të dielën një dekret për sanksionet ndaj 198 figurave kulturore dhe mediatike ruse.
Dekreti në faqen e internetit të Zyrës Presidenciale të Ukrainës thotë se propozimet e bëra nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) vendosën sanksione ndaj 198 figurave kulturore dhe mediatike në Rusi dhe do të zbatohen për një periudhë 10-vjeçare.
“Kabineti i Ministrave të Ukrainës, së bashku me SBU dhe Bankën Kombëtare të Ukrainës, do të sigurojnë zbatimin dhe monitorimin e efektivitetit të masave (sanksioneve) të veçanta ekonomike dhe të tjera kufizuese personale”, thuhet në dekret.
Dekreti udhëzoi gjithashtu Ministrinë e Jashtme të Ukrainës që të informojë “autoritetet kompetente të BE-së, SHBA-së dhe shteteve të tjera për zbatimin e sanksioneve dhe të ngrejë me ta çështjen e vendosjes së masave të ngjashme kufizuese”.
Javën e kaluar, Zelensky miratoi sanksione të ngjashme kundër 119 artistëve dhe figurave ruse.
Që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar, figurat kulturore ruse, artistët dhe të tjerët janë vënë nën kritika nëse nuk kanë pranuar të mbajnë një qëndrim publik kundër luftës.

Back to top button