Chelsea rikthehet te fitorja, vendos Havertz

Chelsea ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Premier Ligë duke e mposhtur Crystal Palace me rezultat minimal 1-0.
“Blutë” e Londrës kanë marrë tre pikë të reja në “Stamford Bridge” pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.
Ishte Kai Havertz ai që vendosi fatin e takimit me golin e tij në minutën e 64′ pas asistimit nga Hakim Ziyech.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka 28 pikë në vendin e dhjetë, kurse Palace është e 12- ta me 22 pikë.

Back to top button