Zelensky mirëpret përparimin drejt marrëveshjes për eksportet e grurit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mirëpritur shenjat e përparimit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare brenda dhe jashtë porteve të Ukrainës.
“Ne me të vërtetë po bëjmë përpjekje të konsiderueshme për të rivendosur furnizimin me ushqim në tregun botëror. Dhe unë u jam mirënjohës Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë për përpjekjet e tyre përkatëse”,  tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
Ai shtoi se delegacioni ukrainas e ka informuar atë se “ka pasur njëfarë progresi”, transmeton rtv21.tv.
“Ne do të biem dakord për detajet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në ditët në vijim”, tha Zelensky./21Media

Back to top button