Zelensky: Ne nuk e filluam luftën, por duhet ta përfundojmë atë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot përmes videolidhjeje iu drejtua liderëve globalë të cilët janë mbledhur në Davos, Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror.
Zelensky  tha se tre vjet më parë bota po luftonte Covid-19 dhe fitoi, dhe tani bota po lufton kundër Putinit.
“Historia përsëritet. Bota ose nuk arrin të vërejë ose nënvlerëson një kërcënim, pastaj bashkohet për t’i rezistuar dhe më pas bota fiton, çdo herë”, tha ai.
“Nuk ishim ne që e filluam luftën, por jemi ne ata që do të duhet ta përfundojmë atë”, u shpreh Zelensky.
Zelensky falënderon vendet për ndihmën e tyre që nga fillimi i konfliktit, por shton se Ukraina ka ende nevojë për ndihmë nga kolegët për të mbështetur sistemet e mbrojtjes ajrore.
Zelensky përfundon fjalimin e tij dhe u përshëndet menjëherë me duartrokitje nga delegatët në Davos./21Media

Back to top button