Zelensky pas aneksimit rus: Gjithçka do të jetë Ukrainë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka siguruar ukrainasit se “gjithçka do të jetë Ukrainë”, në një deklaratë të postuar përpara se presidenti rus Vladimir Putin të fillonte të fliste në Moskë gjatë një ceremonie ku ai njoftoi qëllimin e Kremlinit për të aneksuar gati një të pestën e Ukrainës në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar, transmeton rtv21.tv.
“Ne e kemi situatën nën kontroll”, tha Zelensky në Telegram në përfundim të një takimi me zyrtarët më të lartë ushtarakë dhe të sigurisë të Ukrainës. “Gjithçka do të jetë Ukrainë”, shtoi ai.
Ndërsa Putin po fliste, Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, postoi një koment të shkurtër në Telegram, duke thënë: “Ne vazhdojmë të punojmë dhe të çlirojmë territoret ukrainase. Ne nuk u kushtojmë vëmendje atyre që duhet të marrin pilula. Ushtria po punon, Ukraina është e bashkuar. Vetëm përpara”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë të premten popullit se Rusia i ka tashmë katër rajone të reja.
Sipas tij, banorët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson – e kanë marrë vendimin e tyre.
Ai ka nënshkruar dokumentet e aneksimit dhe ka emëruar liderët rusë në të katër territoret ukrainase./21Media

Back to top button