Zelensky po punon për opsionet diplomatike për të shpëtuar ushtrinë në Azovstal

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të natës, tha se Ukraina ishte në gjendje të evakuonte gratë dhe fëmijët nga Azovstali me ndihmën e OKB-së dhe Kryqit të Kuq.
Ai tha se po punon gjithashtu për opsionet diplomatike për të ndihmuar në evakuimin e ushtrisë së mbetur në Azovstal.
“Ne vazhdojmë misionin e evakuimit nga Mariupol, përkatësisht nga Azovstal, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Gjatë ditës, ekipi ynë organizoi operacione shpëtimi për më shumë se 40 civilë, të gjithë gra dhe fëmijë”, tha presidenti ukrainas, shkruan CNN./21Media

Back to top button