Zelensky: Takimi me Trumpin ka potencial të jetë historik

(Lajm i përditësuar)
Zelensky: Takimi me Trumpin ka potencial të jetë historik
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të shtunën se takimi “shumë simbolik” me presidentin amerikan, Donald Trump, në Vatikan ka “potencial të jetë historik, nëse arrihen rezultate të përbashkëta”.
“Shpresojmë për rezultate në gjithçka që kemi diskutuar. Mbrojtja e jetëve të njerëzve tanë. Armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë një luftë të re”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social X.
Trump dhe Zelensky takohen në Vatikan
Tanimë më pa përfunduar ceremonia mortore për Papë Fraçeskun në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Ndërkohë, aty ka ndodhur edhe takimi në mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Vladimir Zelensky.
Në ceremoninë mortore morën pjesë mbi 250 mijë persona. Predikimi kujtoi angazhimin e Papës për paqen, derisa turma duartrokiste.
Ndëkrohë, pas cermonisë mortore, automjetet janë lërguar nga Roma drejt zonës së bazilikës Santa Maria Maggiore, ku edhe do të sillet për varrim arkivoli i Papa Françeskut.
Bazilika Marian në Esquiline tashmë strehon shtatë varre të Papëve, Papa i parë i varrosur këtu ishte Françeskani Nikolla IV, një tjetër varr i njohur është ai i Papës së parë Domenikane Pius V dhe tani do të jetë gjithashtu bazilika që do të vendosë varrin e Papës së parë jezuit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?