Zelensky thotë se forcat ruse “po planifikojnë diçka në jug”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi të martën se rusët “po planifikojnë diçka në jug”.
Ai tha se situata në vijën e frontit mbetet e vështirë dhe forcat ruse po përpiqen të avancojnë në rajonin e Donbasit dhe në Kharkiv.
“Situata në front është e vështirë. Pavarësisht humbjeve jashtëzakonisht të mëdha ruse, pushtuesit ende po përpiqen të avancojnë në rajonin e Donetskut, të fitojnë një terren në rajonin e Luhansk, të lëvizin në rajonin e Kharkiv, ata po planifikojnë diçka në jug”, tha ai.
“Por ne po durojmë dhe më e rëndësishmja nuk e lejojmë armikun të përmbushë qëllimet e tij”, shtoi ai.
Paralajmërimi vjen vetëm disa javë pasi qyteti jugor Kherson u çlirua nga trupat ruse më 11 nëntor, pas tetë muaj pushtimi.
Qyteti është tronditur që atëherë nga granatimet e rënda ruse, duke shkatërruar një ndjenjë fillestare qetësie.
Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas që forcat ruse kishin kapur që nga pushtimi i shkurtit./21Media

Back to top button