Zelensky thotë se Lavrov fajëson popullin hebre për krimet naziste

Presidenti i Ukrainës, Voloydmyr Zelensky në fjalimin e tij të natës kritikoi gjithashtu ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për komentet që kanë shkaktuar bujë në Izrael.

Lavrov pretendoi të dielën se udhëheqësi nazist Adolf Hitler “kishte gjak hebre”. Ministri i Jashtëm në atë kohë po përpiqej të justifikonte portretizimin e Ukrainës nga Rusia si “naziste”, pavarësisht faktit se presidenti i saj, Zelensky, është hebre.

Zelensky u përgjigj të hënën: “Dje, për shembull, ministri i Jashtëm i Rusisë tha hapur dhe pa hezitim se antisemitët më të mëdhenj gjoja ishin mes vetë hebrenjve.Dhe se Hitleri gjoja kishte gjak hebre. Si mund të thuhej kjo në prag të përvjetorit të fitores mbi nazizmin? Këto fjalë nënkuptojnë se kryediplomati rus po fajëson popullin hebre për krimet naziste. Asnjë fjalë. Sigurisht që sot ka një skandal të madh në Izrael lidhur me këto fjalë. Megjithatë, askush nuk dëgjon kundërshtime apo justifikime nga Moska. Ka heshtje. Prandaj ata pajtohen me atë që tha ministri i tyre i jashtëm.”./21Media

Back to top button