Zelensky thotë se Rusia duhet të dënohet për krimet e saj në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi “dënim të drejtë” për krimet që Rusia ka kryer që nga pushtimi i Ukrainës.
“Është kryer një krim kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë dënim të drejtë. Krimi është kryer kundër kufijve tanë shtetërorë. Krimi është kryer kundër jetës së njerëzve tanë”, tha Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ukraina donte që Rusia të ndëshkohej për përpjekjen për të vjedhur territorin dhe për vrasjen e mijëra njerëzve, tha tutje ai.
“Ndëshkim për torturat dhe poshtërimin e grave dhe burrave. Dënim për turbullirat katastrofike që provokoi Rusia me luftën e saj të paligjshme dhe jo vetëm për ne, ukrainasit, por për të gjithë botën”, përfundoi Zelensky./21Media

Back to top button