Ylli pëson humbje nga Benfika, aventurën do ta vazhdojë në Europe Cup

Golden Eagle Ylli pësoi disfatë të thellë nga kampioni i Portugalisë 67:92 që i ka kushtuar me eliminim nga Liga e Kampionëve në basketboll.
Kampionët në fuqi të Kosovës dështuan përballë një misioni të vështirë edhe pse e nisën mjaft mirë ndeshjen duke krijuar epërsi prej tetë pikëve pas çerekut të parë.
Rënia e performancës te skuadra kosovare filloi në çerekun e dytë pasi që vendasit arritën ta mbyllin me rezultat të barabartë 42:42.
Në 20 minutat e fundit, Ylli u tregua skuadër e pafuqishme për t’i përballuar sulmet e Benfikës dhe kështu u dorëzua shumë më herët se sa duhej.
Më 23 shtator zhvillohen gjysmëfinalet, ndërsa më 25 shtator luhet ndeshja finale. Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos, ndërsa Ylli pas këtij eliminimi do të vazhdojë aventurën evropiane në grupet e FIBA Europe Cup./KP

Back to top button