Zelensky thotë se ushtria ukrainase ka bërë përparime të mëdha në jug dhe lindje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se ushtria e Ukrainës kishte bërë përparime të mëdha dhe të shpejta kundër forcave ruse dhe kishte çliruar nga pushtimi dhjetëra qytete në jug dhe lindje të vendit.
“Ushtria ukrainase po përparon në mënyrë mjaft të shpejtë dhe të fuqishme në jug të vendit në kuadër të operacionit aktual të mbrojtjes”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij të natës me video, transmeton rtv21.tv.
“Vetëm këtë javë, që nga pseudo-referendumi rus, dhjetëra qendra të popullsisë janë çliruar. Këto janë në rajonet Kherson, Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk të gjitha së bashku”, tha ai./21Media

Back to top button