KESCO konfirmon se nga ky muaj do të aplikojë tarifat e reja

KESCO ka bërë të ditur të enjten se në leximin e këtij muaji do të aplikojë tarifat e energjisë elektrike, që kanë hyrë në fuqi më 8 shkurt të këtij viti.
Njoftimi i KESCO-s, u bë pak orë pas vendimit të Gjykatës Supreme, për anulimin e vendimit për pezullimin e tarifave të Themelores dhe Apelit.
“KESCO njofton konsumatorët që bazuar në vendimin e sotshëm të Gjykatës Supreme, për anulimin e vendimit për pezullimin e tarifave që kanë hyrë në fuqi me datën 08 shkurt 2022, KESCO në leximin e këtij muaji që do të filloj për pak ditë do aplikoj tarifat që janë në fuqi, respektivisht do të njehsoje faturat e konsumatorëve me tarifat aktuale që janë në fuqi nga data 08 shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e KESC0-s./21Media

Back to top button