United fiton e Chelsea barazon, humbet Tottenhami

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United e ka mposhtur 2:0 skuadrën e Wolverhamptonit.
Golat e fitores për “Djajtë e Kuq” i shënuan Anthony Martial (minuta e 32’) dhe Alejandro Garnacho (minuta e 90+4’).
Po ashtu, krahas këtij takimi ndeshje zhvilluan edhe Chelsea e Tottenhami.
Chelsea barazoi 2:2 me Nottinghamin, ku golat për “Blutë” i shënoi Raheem Sterling (minuta e 51’ dhe 58’), ndërsa golashënues për mysafirët ishin Taiwo Awoniyi (minuta e 13’ dhe 62’).
Ndërkaq, Tottenhami u mposht 2:1 nga Aston Villa, duke vazhduar më tej krizën e rezultateve.
Golat te Aston Villa i shënuan Ramsey (minuta e 8’) dhe Douglas Luiz (minuta e 72’), kurse golin e nderit për Tottenhamin e shënoi Harry Kane në minutën e 90’ të ndeshjes.
Rezultatet finale i gjeni më poshtë.
Leeds United 2:2 Newcastle United
Aston Villa 2:1 Tottenham
Chelsea 2:2 Nottingham Forest
Crystal Palace 2:0 Bournemouth
Manchester United 2:0 Wolverhampton
Southampton 0:2 Fulham.