Zelensky vizitoi Odesën

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky vizitoi sot qytetin e Mykolaiv pranë vijës së parë të luftimeve me forcat ruse. Nga atje, ai vazhdoi në rajonin e Odesës, njoftoi zyra e tij.
U postua një fotografi e Zelenskyt duke vizituar departamentin e traumës dhe duke folur me ushtarët e plagosur që po trajtoheshin në një institucion mjekësor.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 prill, Zelensky nuk është larguar nga Ukraina, por ka sfiduar rusët me vizita në zona afër luftimeve intensive, shkruan BBC.
Ai gjithashtu ka pritur vazhdimisht liderë perëndimorë në kryeqytet, Kiev./21Media

Back to top button