Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky vlerëson ‘fqinjët e mirë’

“Kur ke dikë që të lëndon, është shumë e rëndësishme të kesh dikë që të ofron shpatullën e tij që të mbështetesh”, i thotë presidenti i Ukrainës, në një video-mesazh të ri homologut të tij polak, Andrzej Duda, si dhe popullit polak.

Volodymyr Zelensky vazhdon se teksa pushtimi rus po fillonte muajin e kaluar, “nuk kisha dyshim… kush do të më thoshte “Vëlla, populli yt nuk do të gjendet vetëm kundër armikut”.

Ai e quajti popullin polak “vëllezër dhe motra” dhe tha se të dy vendet “kishin formuar një bashkim jashtëzakonisht të fortë”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Më shumë se gjysma e 2.5 milionë ukrainasve që kanë ikur nga lufta deri më tani janë evakuuar përtej kufirit perëndimor në Poloni./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button