Zelensky zotohet se do t’i mbrojë me çdo kusht ukrainasit

Ukraina do të mbrojë qytetarët në rajonet e pushtuara nga Rusia ndërsa Moska i afrohet aneksimit të tyre, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne do të veprojmë për të mbrojtur popullin tonë: si në rajonin Kherson, në rajonin Zaporizhzhia, në Donbas, në zonat e pushtuara aktualisht të rajonit të Kharkiv dhe në Krime”, tha ai.
Ka shqetësime se aneksimi i katër territoreve mund të çojë në një përkeqësim të situatës, pasi Moska ka kërcënuar se do të përdorë më shumë armë vdekjeprurëse nëse zonat shënjestrohen në të ardhmen.
“Ukraina nuk do të jetë në gjendje të negociojë me Rusinë pas të ashtuquajturave referendum”, tha Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.
Zelensky tha se “nuk ka asgjë për të folur” me presidentin rus.
“Para syve të gjithë botës, Rusia po kryen një të ashtuquajtur “referendum” në territorin e okupuar të Ukrainës. Njerëzit janë të detyruar të plotësojnë disa letra për një foto televizive nën grykën e automatikëve. Shifrat e rezultateve të pretenduara të pseudo-referendumit janë nxjerrë paraprakisht”, tha ai./21Media

Back to top button